17:09 / 07.05.2020
Thomas Meunier drejt klubit të madh anglez
Tottenham është shumë afër për ta transferuar mbrojtësin e PSG, Thomas Meunier.
Belgu në fund të sezonit do të jetë agjent i lirë dhe pritet të largohet nga “Parku i Princave”.
Klubet e mëdha si Borussia Dortmund e Juventus janë të interesuar, por Spurs është favorit.
Thuhet se Jose Mourinho e ka bindur Meunier, të transferohet te Tottenham.
Meunier kërkon se paku 1.5 milionë euro në sezon.























