19:48 / 07.05.2020
KE: Sektori bankar i Shqipërisë vazhdon përmirësimin
Në raportin mbi ecurinë ekonomike të Shqipërisë për tremujorin e parë të këtij viti, Komisioni Europian bën të ditur rimëkëmbjen e kreditimit në sektorin privat, sipas ec.europa.eu.
”Kreditimi ndaj biznesit dhe familjeve është përshpejtuar”, sipas këtij raporti.
”Për sa i përket normave të interesit për kreditë e reja, interesi mesatar për kreditë është aktualisht 6,3% për huatë në lek dhe 4,2% për ato në euro”, shton ai.
”Në tërësi, stabiliteti i sektorit bankar ka vijuar përmirësimin gjatë tremujorit të fundit të vitit të kalua dhe normat e fitimit janë stabilizuar. Norma e kredive joperformuese ra në 8,3% janarin e këtij viti ose tri pikë përqindje rënie në krahasim me janarin 2019”, sipas KE./atsh/























