12:26 / 08.05.2020
Përmes një video-klipi këngëtarja zbulon të dashurin e ri
Ariana Grande në lidhje të re dashurie.
Ariana Grande dhe Justin Bieber gjatë mëngjesit të sotëm lansuan klipin e ri ‘Stuck with you’, misioni i të cilit është financimi i fondeve që kujdesen për fëmijët në këtë kohë pandemie, shkruan lajmi.net.
Këngëtarja këtë videoklip e përdori edhe për të zbuluar të dashurin e saj të ri, Dalton Gomez, me të cilin kanë disa javë që janë në lidhje.
Në videon e parë nga gjysmë milionë persona, Grande shihet duke kërcyer me të dashurin e saj në dhomën e gjumit.
Dyshja janë duke kaluar karantinimin në shtëpinë e Arianës. /Lajmi.net/
























