Producentët e ‘Deadpool 2’ gjobiten për vdekjen e Joi Harris
BKT
Magazina

Producentët e ‘Deadpool 2’ gjobiten për vdekjen e Joi Harris

300 mijë dollarë gjobë për producentët e ‘Deadpool 2’.

Megjithëse incidenti ndodhi në vitin 2017, kur bota ishte një vend shumë më ndryshe, producentët e ‘Deadpool 2’ sot po gjobiten me 289.562 dollarë për aksidentin që mori jetën e shoferes akrobate Joi Harris në moshën 32 vjeçare. Producentet u gjykuan për mos sigurimin  një vendi pune të sigurt.

Joi Harris po dublonte rolin e ‘Dominos’ të Zazie Beetz, duke kryer një akrobacion me motor që përfundoi në një përplasje tragjike. Gruaja u vra gjatë xhirimeve të filmit në Vancouver. Aksidenti ndodhi në gusht të vitit 2017, pothuajse një vit para se filmi të dalë në kinema verën e vitit 2018.

‘WorkSafeBC’, megjithatë, gjeti pesë shkelje të Ligjit të Punëtorëve dhe Rregullores së Shëndetit dhe Sigurisë në Punë nga kompania e prodhimit, ata u dënuan edhe për shkak se akrobatja nuk kishte helmet gjatë vozitjes.


MË SHUME NGA Magazina