Pas tetë vitesh, Bob Dylan rikthehet me album të ri
Bob Dylan ka njoftuar për albumin e ri.
Bob Dylan ka njoftuar se po sjell album të ri me këngë të shkruara origjinale, tetë vjet pas atij të fundit, shkruan The Guardian.
“Rough and Rowdy Ways” mban titullin albumi i ri, i cili do të dalë në treg më 19 qershor.
Ky album pason albumet me versionet cover “Shadows in the Night” (2015), “Fallen Angels” (2016) dhe album treshe “Triplicate” (2017) -me këngët origjinale nga albumi “Tempest”, të publikuar më 2012.
Dy këngë nga albumi i ri janë publikuar javët e fundit.
“Murder mos foul”, është kënga e tij më e gjatë me 17 minuta, një reflektim mistik mbi vrasjen e John F Kennedy, që gjithashtu përshkon dekada të pop-kulturës amerikane.
Ai ishte për vizitë në Japoni gjatë prillit, por u detyrua t’i anulojë koncertet për shkak të përhapjes së koronavirusit.























