Cana kujtohet në këtë mënyrë te Sunderland
BKT
Sport

Cana kujtohet në këtë mënyrë te Sunderland

Lorik Canës i mjaftoi një sezon në Angli teksa u aktivizua në Premier League me Sunderlandin, për të treguar karakterin e tij në fushën e lojës.

Ish-kapiteni i Kombëtares shqiptare ka lënë mbresa kudo ka shkelur, ndaj edhe kur te Sunderland kërkojnë të kujtojnë paraqitjen më të mirë nga një lojtar i tyre, mendja shkon te Cana.

Ndeshja ku 36-vjeçari shkëlqeu ishte ajo në fitoren ndaj Liverpoolit. Cana u kthye në liderin e skuadrës në pjesën defensive duke mbrojtur epërsinë minimale të ekipit të tij. 

“Zemra dhe angazhimi që pamë në atë paraqitje ishte një rikthim në kohërat më të thjeshta, kur tifozët në ‘Roker Park’ u trajtoheshin me gjak dhe guxim në mënyrë të rregullt nga të ngjashmit e Kevin Ball, John Kay dhe Gary Bennett. Paraqitja e Canës më kujtoi mua dhe shumë tifozëve se sa shumë duam të shohim mbrojtësit tanë duke luajtur me agresion, dhe dëshmoi më tej nocionin e vendosur mirë se tifozët tanë vlerësojnë një zgjidhje të ashpër ose largime të fuqishme me kokë po aq sa ata bëjnë shënimin e një goli të rëndësishëm”, ishin fjalët për Canën.