08:30 / 11.05.2020
Victoria Beckham ndihet gjysmake pa të birin Brooklyn
Kreatorja mezi pret ribashkimin me djalin e madh.
Tani Victoria është e izoluar me burrin e saj David Beckham dhe tre nga katër fëmijët e tyre në rezidencën 6 milionëshe në Cotswolds pas shpërthimit të koronavirusit në Mbretërinë e Bashkuar, shkruan lajmi.net.
Dhe ajo dëshmoi se familja vjen e para pasi shënoi ‘Ditën Ndërkombëtare të Nënës’ duke ndarë një foto me fëmijët e saj; Brooklyn, Romeo, Cruz, dhe Harper.
Victoria, 46 vjeçare, shprehu urimet e saja për nënat mbarë botën, ndërsa pranoi se po i mungon djali i saj i madh i cili vazhdon të karantinohet me të dashurën Nicola Peltz në New York. /Lajmi.net























