Hailey tregon si ndihet kur të tjerët e krahasojnë me ishin e Justin Bieber
BKT
Magazina

Hailey tregon si ndihet kur të tjerët e krahasojnë me ishin e Justin Bieber

Në shkurt të vitit të kaluar Justin Bieber dhe Hailey kishin kurorëzuar dashurinë e tyre me martesë.

Justin Bieber dhe modelja Hailey kishin hyrë ‘Live’ në Facebook para disa ditëve, ku bukuroshja tregoi se si ndihet kur krahasohet me ish të dashurat e këngëtarit, shkruan lajmi.net.

“Padyshim që nuk është e lehtë. Justin e di që kam kaluar shumë kohë të vështira me gjërat që njerëzit thonë dhe me mënyrën se si njerëzit bëjnë krahasime. Mënyra se si ata më kanë bërë të ndjehem më pak si një grua”.

Ajo shtoi: “Unë mendoj se kur njerëzit kanë shumë për të thënë dalin nga binarët e tyre për t’i bërë njerëzit të ndihen keq, kjo ndodh sepse ata po kalojnë diçka të keqe. Kjo ndihmon t’ia kujtoj vetes sime se ai person po kalon në një periudhë të vështirë”.

Ndërkohë, Justin e pranoi se ka qenë ‘xheloz’ para se të martohej me Baldwin duke thënë, “Kisha shumë gjëra për të cilat duhet të punoja më shumë. Gjërat rreth faljes, xhelozisë. Pasiguritë që kisha – që as nuk i kuptoja derisa zgjodha ta kaloj jetën time me ju”.


MË SHUME NGA Magazina