10:05 / 11.05.2020
Gafa e Eurovision-it, e prezenton Arilena Arën si armene (Foto)
Këngëtarja shqiptare, Arilena Ara, në dhjetor të vitit të kaluar ishte zgjedhur të përfaqësonte Shqipërinë në festivalin evropian, Eurovision.
Sot faqja zyrtare e Eurovisionit, ka lëshuar një gafë pasi e ka prezentuar këngëtaren shqiptare si armene.
Duke shkruar për biografinë e këngëtares shkodrane, Eurovision.tv, shkruan se ‘Këngëtarja armene ka marrë pjesë në shumë paraqijte live viteve të fundit”. E kjo nuk ka ikur nga fansat shqiptarë të festivalit të cilët e kanë publikuar edhe këtë gafë në rrjetet sociale.
Ky lëshim është përmirësuar pas disa orësh dhe tani në faqen e Eurovisionit fjala “Armenian” është zëvendësuar me “Albanian”.
























