Gashi publikon duetin e ri
BKT
Magazina

Gashi publikon duetin e ri

Gashi dhe Cheb Khaled kanë finalizuar këngën ‘Delali’.

Gashi tash e një kohë kishte njoftuar se do bashkëpunoj me këngëtarin afrikan Cheb Khaled i cili kishte qenë idhulli i kosovarit gjatë fëmijërisë.

Gjatë orëve të para të 12 majit, dyshja kanë publikuar në platformat digjitale bashkëpunimin e titulluar ‘Delali’ të cilën fillimisht e kanë punuar vetëm në versionin ‘audio’.

Kujtojmë se brenda 1 muaji, Gashi ka lansuar 3 projekte muzikore, dhe është duke punuar edhe në përfundimin e albumit të ri. 

 


MË SHUME NGA Magazina