Shtatë klube angleze, në garë për Muriqin
BKT
Sport

Shtatë klube angleze, në garë për Muriqin

West Bromwich Albion është bërë klubi i shtatë anglez që e pëlqen sulmuesin kosovar, pas Tottenhamit, Manchester Unitedit, Newcastle Unitedit, Leicester Cityt, Burnley dhe Brightonit

Vedat Muriqi po shkëlqen në fanellën e Fenerbahçes dhe kjo ka bërë që ai të bëhet objektiv i klubeve të njohura.

Klubi i fundit që ia ka vënë syrin prizrenasit është West Bromwich Albioni, shkruan Express.

WBA-ja bëhet klubi i shtatë anglez që ia mësyn 26 vjeçarit pas Tottenhamit, Manchester Unitedit, Newcastle Unitedit, Leicester Cityt, Burnley dhe Brightonit.

E përditshmja turke “Fanatik” shkruan se West Bromi është i interesuar t’i nisë bisedimet me Fenerbahçen për përfaqësuesin kosovar.

Trajneri i “Baggies”, Slaven Bilic e ka bërë prioritet transferimin e Muriqit nëse ky ekip inkuadrohet në Premierligë.

WBA-ja i ka bërë gati 20 milionë euro për kartonin e ish-futbollistit të Rizesporit.

Sulmuesin e rrezikshëm e pëlqejnë edhe Lazio e Napoli në Itali.