16:09 / 12.05.2020
Rama: Qeveria tranzitore nuk ka për të ndodhur
Kryeministri Edi Rama i mbylli derën kërkesës e opozitës për qeveri tranzitore.
Pyetjes së gazetarit të Rrv Ora, Everest Dedaj, nëse ai është i gatshëm të sakrifikojë tre muaj pushtet për të treguar se në çdo kohë ai është i gatshëm të bëjë shtet Rama ju përgjigj se shteti nuk mund të bëhet duke grisur kontratë me votuesit shqiptarë.
Edi Rama: Shteti nuk bëhet duke sakrifikuar parimet themelore dhe duke grisur kontratën me qytetarët që votojnë. Kaq e thjeshtë është kjo. Opozita mund ta kërkojë, është në të drejtën e saj. E kërkoi në forma krejt vulgare duke përgatitur një zjarrvënie të përgjithshme, u dogj vetë. Nëse duan ta vazhdojnë ta kërkojnë janë në të drejtën e tyre por kjo nuk ka për të ndodhur.























