22:20 / 12.05.2020
Basha: Qeveria ka gënjyer me ekonominë, COVID-19 i dha goditjen e fundit
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, tha sot se qeveria për 7 vjet ka gënjyer ekonominë, mirëqenien dhe shëndetin e shqiptarëve, COVID-19 vetëm sa i dha goditjen e fundit.
Basha shprehet se “për 7 vjet me radhë, Ramavirusi e ka gërryer ekonominë, shëndetësinë dhe mirëqenien e shqiptarëve. CORONA virusi vetëm sa i dha goditjen e fundit ekonomisë”.
“Kriza nxorri lakuriq makutërinë, mashtrimet dhe gjithë dështimet e Ramës dhe qeverisë së tij të pakicës kundër shqiptarëve”, shprehet ai.























