Bryan Adams kritikohet për postimin rreth kinezëve
Ylli i rock-ut, Bryan Adams po kritikohet për një postim lidhur me koronavirusin.
Këngëtari kishte planifikuar të performonte në Londër këtë javë, përpara se të hynin në fuqi masat e bllokimit, shkruna CNN.
“Cuts like a knife, një këngë nga unë. Sonte ishte paraparë të filloja turneun në Royal Albert Hall, por faleminderit nga disa njerëz që ushqehen me lakuriqë dhe shesin kafshë në ‘tregjet e lagura’, e gjitha bota tani është në pritje për të mos përmendur mijëra që kanë vuajtur ose vdekur nga ky virus”, ka shkruar Adams në Instagram.
Shumë komente pasuan në postimin e yllit, duke e quajtur anti-aziatik ose anti-kinez, por u vlerësua nga disa grupe për të drejtat e kafshëve.
Ai u kritikua dhe nga Amy Go, presidentja e Këshillit Kombëtar Kanadez për Drejtësi Sociale.
“Kjo është kaq e papërgjegjshme dhe shumë shumë shumë raciste,” i tha ajo CBC News. “Njerëzit shikojnë figurat publike. Ai është parë si idhull nga shumë njerëz”.
Go tha se komentet e Adams janë urrejtje raciste ndaj kinezëve.
























