Brenda rezidencës luksoze ku po qëndron i vetizoluar Jason Derulo
Shtëpia e Jason Derulos në Kaliforni ka fushë basketbolli, pishina dhe kinema.
Jason Derulo është izoluar gjatë pandemisë koronavirus në një kompleks masiv kështjellash të cilin e bleu për 3 milionë dollarë disa vjet më parë, shkruan TheSun.
E ndodhur në Tarzana, pak jashtë Los Angeles, rezidenca private ka pesë dhoma gjumi dhe pesë banjo, së bashku me dy garazhe që strehojnë deri në tetë vetura dhe një ambient sportiv për të luajtur basketboll.
Shtëpia si në përralla ka enterier modern, përfshirë kinemanë e shtëpisë për të parë filmat më të fundit, palestrën, sauna, e të tjera.
Ajo ka gjithashtu edhe një pishinë 75 metra. Në fotografitë që ka publikuar javët e fundit në Instagram, Derulo u shfaq duke luajtur basketboll dhe vallëzuar.
Ai është vetizoluar bashkë me të dashurën, modelen Jena Frumes, ish-e dashura e futbollistit Jesse Lingard.































