Klerikët e Kishës serbe shpërfillin vendimin e Qeverisë së Malit të Zi
BKT
Lajme

Klerikët e Kishës serbe shpërfillin vendimin e Qeverisë së Malit të Zi

Klerikët e Dioqezës së Malit të Zi, që mbështesin qëndrimet e Kishës ortodokse serbe kanë shpërfillur vendimet e Qeverisë së Malit të Zi për ndalimin e tubimeve dhe organizimit të manifestimeve fetare, me qëllim parandalimin e Pandemisë së COVID-19.

Si pasoj e shkeljes së vendimeve të Qeverisë së Malit të Zi, policia e Nikshiqit mbrëmë ka ndaluar Episkopin e Nikshiqit, Joanikije dhe gjashtë priftërinj tjerë për organizim të tubimit para kishës në Nikshiq dhe shëtitjeve në rrugët e qytetit. Episkopit dhe priftërinjve u është caktuar masa e ndalimit prej 72 orëve. Si pasoj e kësaj mbrëmë gjatë natës në rrugët e Nikshiqit nën organizimin e kishës serbe kishte tubime të qytetarëve.
 
“Shëtitja fetare” në rrugët e Nikshiqit
Dje gjatë ditës, pos në Nikshiq, Kisha ortodokse serbe kishte organizuar tubim edhe në Manastirin e Ostrogut, ku Metropoliti Amfilohije dhe priftërinjtë tjerë që mbështesin qëndrimet e Kishës ortodokse serbe kishin kryer ceremoni fetare për nderë të shenjtorit të manastirit, Shën Vasilije Ostrogu. 
Edhe në Manastirin e Ostrogut ishin shkelur vendimet e qeverisë malazeze, pasi që kishte numër të madh të besimtarëve dhe nuk respektohej distanca. Në ceremoni ishin prezent edhe politikanët proserb të Frontit Demokratik, si dhe ambasadori i Serbisë në Podgoricë, Vladimir Bozhoviq, i cili me qëllim provokimi si maskë kishte zgjedhur ngjyrat e flamurit të Serbisë.
Kisha ortodokse serbe që nga fund i vitit të kaluar e deri para dy muajve pothuajse për çdo ditë kishte organizuar “shëtitje fetare”, që përmes tyre të protestohet kundër ligjit për bashkësitë fetare, ligj i cili pritet të rregulloj funksionimin e të gjitha bashkësive fetare të regjistruara në Malin e Zi. “Shëtitjet fetare” pos në Malin e Zi ishin mbajtur edhe në pothuajse të gjitha qytetet e Serbisë, në disa qytete në Evropë dhe SHBA, ndërsa në Kosovë  ishin organizuar në Graçanicë dhe Mitrovicën Veriore.
Vlen të ceket se këto “shëtitje fetare” pos që janë mbështetur nga Beogradi zyrtarë, ato janë mbështetur nga pothuajse të gjitha partitë dhe grupimet ekstremiste serbe. 
Mbështetje këtyre “shëtitjeve fetare” ju kanë dhënë edhe Kisha ortodokse ruse, zyrtarë të Kremlinit si organizata nacionaliste ruse. Për këtë qëllim në Podgoricë për të marr pjesë në “shëtitje fetare” ishte edhe Mitropoliti i Kievit, Onufri, i cili nuk e njeh Autoqefalin e Kishës ortodokse ukrainase dhe me një fjalë është në pozitën e njëjtë sikur Metropoliti i Malit të Zi, Amfilohije, i cili nuk e njeh Autoqefalin e Kishës ortodokse malazeze.
Kisha ruse dhe Kremlini zyrtarë është duke i shfrytëzuar priftërinjtë serb në Malin e Zi për të rritur ndikimin e tyre në Malin e Zi. Në aspektin politik Rusia është duke e mbështetur hapur partinë proruse Fronti Demokratik, parti e cila ka premtuar që nuk e do Malin e Zi në NATO, do ta tërhiq njohjen e pavarësisë së Kosovës, ndërsa si prioritet në politiken e jashtme  ka raportet me Rusinë dhe jo me perëndimin.
Qëllimi i vërtet i këtyre shëtitjeve nuk është fetarë por politik. Ato janë duke u organizuar për të indoktrinuar besimtaret ortodoks në Malin e Zi, me qëllim që në votime ata të votojnë për partin proruse e serbomadhe, Frontin Demokratik.
Fronti Demokratik e thotë hapur se është kundër integrimeve në Bashkimin Evropian dhe kundër anëtarësimit në NATO. Ata preferojnë që të kenë më shumë bashkëpunim me Rusinë dhe Serbinë. Gjithashtu Fronti Demokratik është kundër njojhejs së Pavarsisë së Kosovës, nga ana e Malit të Zi dhe ka prmetuar se pasi që ta marr pushtetin do të tërhjek njohjen.  


MË SHUME NGA Lajme