Haradinaj: Për bujq erdhi njësia speciale, kurse në shesh lejohen 500 veta
Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj pas vizitës që i ka bërë komunës së Rahovecit ka thënë shpreson se Qeveria e re do të votohet së shpejti dhe do t’ju dalë në ndihmë fermerëve të kësaj komune të cilët janë dëmtuar rëndë nga pandemia.
Ai e ka kritikuar qeverinë në detyrë që nuk i ka përfshirë në pako ekonomike fermerët e kësaj komune.
Haradinaj ka thënë se është e pakuptimtë edhe mbyllja e tregut në Rahovec dhe largimi nga aty me Njësitë Speciale të Policës ndërsa në Prishtinë lejohen që në shesh të grumbullohen 500 njerëz për të bërë prova për protesta.
“Ne do t’i vizitojmë sot disa fermerë të vyeshëm të komunës sonë e cila po përballet me shqetësime serioze që kanë fermerët tabu”.
“Kosova e din që përveç shqetësimeve tjera nuk ju lejua hapja e tregjeve Në Prishtinë lejohet mbajtja e paradave me 500 njerëz”, tha Haradinaj.























