De Niro kritikon Trumpin për menaxhimin me pandeminë:
Robert De Niro ka kritikuar ashpër presidentin Donald Trump për menaxhmin e situatës me pandeminë COVID-19.
Legjenda e Hollivood-it ka nisur një sulm të ashpër ndaj Presidentit Trump dhe trajtimin që ai ia bëri situatës me pandeminë koronavirus në Shtetet e Bashkuara duke pretenduar se “nuk i intereson fare për të”, shkruan Mirror.co.uk.
Rober De Niro rihapi grindjen me presidentin, duke thënë se ‘nuk i intereson’ sa njerëz vdesin nga koronavirusi.
Aktori 76-vjeçar, fitues i çmimit “Oscar” është një nga kritikët më të zëshëm të Trumpit dhe është përplasur rreth trajtimit që ai ia bëri krizës shëndetësore.
Më shumë se 82,000 njerëz kanë vdekur në SH.B.A., sipas Universitetit Johns Hopkins, pra më shumë se në çdo vend tjetër.
Gjatë një paraqitje në Newsnight, De Niro e përshkroi situatën në Shtëpinë e Bardhë si “Shekspiriane”.
Trump, i cili është gati për rizgjedhje në nëntor, shpesh është akuzuar se kundërshton këshillat e këshilltarëve të tij shkencorë gjatë pandemisë dhe nuk pranon të vendos maskë.
Ai u tall edhe muajin e kaluar duke sugjeruar se koronavirusi mund të trajtohet duke injektuar dezinfektues në trup.
De Niro shtoi: “Ajo është e tmerrshme, është e tmerrshme. Ai dëshiron të rizgjidhet, atij as nuk i intereson sa njerëz vdesin.”
De Niro është izoluar në shtëpinë e tij në New Jork, shteti i goditur më së shumti nga pandemia.
Ai shtoi “është bërë shumë e çuditshme sepse New Jork është një lloj si një qytet fantazmë, është surreal, atëherë ju shihni pjesë të tjera të botës, qytete të tjera të mëdha të botës, gjithashtu janë në të njëjtën situatë”.























