19:48 / 13.05.2020
Dumoshi: Uniteti i LDK-së është egzistencial në çdo kohë
Ministrja në detyrë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, i ka reguar kryeministrit në detyrë Albin Kurtit, i cili kritikoi LDK-në sot në mbledhjen e qeverisë.
Postimi i plotë i Dumoshit në Facebook:
Uniteti i LDK-së është egzistencial në çdo kohë, i tillë do të jetoj për Kosovën. Çdo përgjegjësi duhet të filloj mbarë, mbarimi i saj natyrisht ndershem dhe suksesshëm. Puna e tanishme e qeverisjes është produkt i pergjegjesisë tonë që të angazhohemi deri në momentin e fundit në interes të qytetarëve. Secili nga këndi i vet të ndihmojë në betejën për ta mundur pandeminë. Veprat i çmojnë qytetarët, ne si ministra të LDK-së, kemi vizion dhe mision SHTETNDËRTIMIN.























