Edinson Cavani refuzon rinovimin e kontratës
BKT
Sport

Edinson Cavani refuzon rinovimin e kontratës

Sulmuesi i PSG, Edinson Cavani mbetet i pasigurt për të ardhmen në “Parkun e Princave”.

Uruguaiani muajin e ardhshëm do jetë agjent i lirë, pasi i skadon kontrata dhe thuhet se nuk dëshiron ta rinovojë.

Në muajt e fundit, Cavani është i lidhur me kalimin te Atletico Madrid, por ka raportime se kërkohet edhe nga Manchester United e Chelsea.

33-vjeçari këtë sezon nuk ka luajtur rregullisht sepse PSG ka preferuar treshen në sulm Neymar, Mbappe dhe Icardi.

Mirëpo, nëse PSG e rikthen Icardin te Inter, atëherë thuhet se Cavani do ta rimendojë largimin.