Aktorja flet për puthjen e sikletshme me Brad Pitt
BKT
Magazina

Aktorja flet për puthjen e sikletshme me Brad Pitt

Lena Dunham ka sqaruar njëherë e mirë gjithçka.

Ka kaluar kohë e gjatë prej kur aktorja Lena Dunham e puthi aktorin Brad Pitt, gjatë premierës së filmit Once Upon a Time in Holywood, shkruajnë mediat e huaja.

Mirëpo njerëzve akoma u intereson përshkrimi i atij momenti.

“Nuk e di nëse e kujtoni, por qarkulluan shumë foto të miat dhe të tij në një pozicion shumë të sikletshëm. Interneti e lexoi sikur unë po e sforcoja fizikisht Brad-in për të më puthur dhe po i shkaktoja stres, por nuk është kështu. Nuk do ta sforcoja kurrë atë për t’i rrëmbyer një puthje. E respektoj shumë si artist dhe si mik”, u shpreh ajo.

Aktorja thotë se gjatë gjithë asaj nate ndihej nervoze.

“Gjatë asaj nate, ai e pa që unë isha nervoze. Më çoi në një dhomë dhe morëm pica fshehurazi. Pashë një unazë tijën që më pëlqeu dhe ma dhuroi pa u menduar 2 herë. Eshtë njeri kaq i sjellshëm dhe empatik. Kurse unë, isha nervoze sepse kisha rreth meje gjithë idhujt e mi, por Brad më bëri të ndihesha kaq mirë”, ka përfunduar ajo.


MË SHUME NGA Magazina