Një libër biografik i Meghan dhe Harry do të publikohet së shpejti
Meghan mezi pret që të ndodhë diçka e tillë.
Pritet që së shpejti të publikohet një libër biografik i Meghan Markle dhe Price Harryt, shkruajnë mediat e huaja.
Këtë madje mezi po e pres Meghan e cila mendon se duhet të publikohet sa më shpejt të jetë e mundur biografia e tyre dhe beson fort se libri do të vendos rekord të ri në top listën e botimeve më të shitura në botë.
Arsyet pse ata vendosën që të largoheshin nga familja mbretërore dhe jeta e tyre e re janë vetëm disa nga detajet që pritet të zbulohen në këtë libër, thotë një burim ekskluzivisht për DailyMail.com.
Libri i pritshëm do të titullohet “Gjetja e lirisë; Harry&Meghan, krijimi i një familjeje moderne Mbretërore”! Libri ka si autorë gazetarët Omid Scobie dhe Carolyn Durand dhe është caktuar që do të dalë në treg në mbarë botën në 11 gusht, ndërsa shitjet pritet që të shënojnë rekorde në datën 20 gusht. Por, 38-vjeçarja Meghan Markle dëshiron që kjo datë publikimi të shfuqizohet dhe të caktohet një tjetër datë më e afërt, me pretendimin se vetëm tani libri mund të bëjë bujë, në një kohë kur ata sapo kanë nisur jetën e re, larg familjes Mbretërore.
























