08:35 / 14.05.2020
Katy Perry zbulon datën e publikimit të këngës së parë nga albumi i ri
Katy Perry po vjen me këngë të re.
Këngëtarja e njohur Katy Perry ka dhënë detaje rreth albumit të ri, i cili publikohet së shpejti.
Përmes rrjeteve sociale, artistja bëri të ditur se kënga e parë nga ky album titullohet “Daises”, ndërsa zbuloi edhe datën e lansmit të saj.
“Singli im i parë nga “KP5” titullohet “Daises” dhe publikohet më 15 maj 2020. Muzika duhet të vazhdojë”, ka shkruar ajo.
Këngën e re, Perry e paralajmëroi me një fotografi, ku shfaqet e shtrirë në mes të luleve, duke buzëqeshur.
Për ndryshe, Katy Perry pritet që së shpejti të bëhet nënë për herë të parë.
























