Bryan Adams kërkon ndjesë publike
BKT
Magazina

Bryan Adams kërkon ndjesë publike

27 vjet pasi këndoi hitin “Please forgeve me”, Bryan Adams nuk e kishte menduar se do t’i duhej të kërkonte falje jo vetëm për gabimet në dashuri, por edhe për qëndrimet e tij publike në kohë pandemie.

Deklarata e tij në Instagram se koronavirusi e ka burimin tek konsumi i mishit të lakuriqëve të natës apo tregjet e pista e me lagështirë të shitjes së kafshëve, u kritikua shumë në rrjetet sociale.

Kjo situatë e detyroi këngëtarin kanadez të bëjë një hap pas, duke thënë se ai nuk kishte për qëllim të lëshonte deklarata raciste apo denigruese, por të promovonte veganizimin dhe të bënte thirrje për përmirësimin e kushteve në tregjet e kafshëve.

60-vjeçari, me këtë rast njoftoi edhe anulimin e një koncerti në Londër si pasojë e pandemisë Covid-19.


MË SHUME NGA Magazina