Parashikimi i motit 14 Maj
BKT
Shqipëri

Parashikimi i motit 14 Maj

Sipas MeteoAlb, vendi do të paraqitet në zonat Perëndimore me vranësira të lehta gjatë orëve të paradites.

Ndërsa gjatë pasdites dhe në vijim vranësirat kalimtare do të përfshijnë dhe pjesën tjetër të territorit, por pa sjell reshje shiu.

Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke regjistruar vlerën minimale në qytetin e Pukës me 8°C, ndërsa vlera maksimale do të shënohet në qytetin e Sarandës me 33°C.

Era do fryjë mesatare në tokë dhe e fortë në det me shpejtësi 55 km/h nga drejtimi Jugor duke krijuar dallgëzimin 5 ballë. 


MË SHUME NGA Shqipëri