09:34 / 14.05.2020
Ed Sheeran është zyrtarisht këngëtari më i pasur në Mbretërinë e Bashkuar
Ylli i këngës “Shape of You” Ed Sheeran është zyrtarisht si këngëtari më i pasur në Mbretërinë e Bashkuar nën moshën 30 vjeç.
29-vjeçari pati një rritje të pasurisë së tij me 40 milionë dollarë , duke e çuar pasurinë e tij totale në 200 milionë. Sipas Sunday Times, i dyti në listë është Harry Styles, i ndjekur nga Niall Horan në vendin e tretë, Louis Tomlinson në vendin e pestë dhe Liam Payne dhe Zayn Malik në vendet e gjashta dhe të shtata.
Grupi pop Little Mix renditet i katërti dhe Sam Smith është në vend të tetë. Stormzy, me një pasuri prej 20 milionë £, është në vendin e nëntë përkrah Rita Orës.























