Djali i këngëtares Melissa Etheridge, Beckett Cypher vdes në moshën 21-vjeç
BKT
Magazina

Djali i këngëtares Melissa Etheridge, Beckett Cypher vdes në moshën 21-vjeç

Beckett Cypher, djali i Melissa Etheridge dhe ish-partnerit të saj, Julie Cypher, ka vdekur në moshën 21-vjeçare, ka thënë një përfaqësues i këngëtares për CNN.

Këngëtarja shprehu pikëllimin për të birin me anë të një postimi të ndarë të mërkurën në rrjetet sociale.

“Sot u bashkova me qindra mijëra familje që kanë humbur të dashurit nga varësia ndaj opioideve”, ka shkruar Etheridge në Tëitter. “Djali im Beckett, i cili ishte vetëm 21-vjeç, luftoi për të kapërcyer varësinë e tij. Ai do i mungojë shumë atyre që e deshën, familjes dhe miqve të tij”.

“Unë jam mirënjohëse për ata që na ngushëlluan dhe ndiej dashurinë e tyre dhe pikëllimin e sinqertë. Ne luftuam për të shpëtuar atë por në fund e dimë se ai tani është larg dhimbjes”, vazhdoi ndër tjerash Melissa.

Etheridge dhe Cypher, të cilët janë ndarë për shumë vite, ndajnë edhe një vajzë së bashku të quajtur, Bailey.

Ajo gjithashtu ka binjakë me ish-partnerin Tammy Lynn Michaels, që erdhën në jetë në vitin 2006.

58-vjeçarja tani është e martuar me aktoren dhe producenten e njohur amerikane, Linda Wallem.


MË SHUME NGA Magazina