6 gra shtatzënë preken nga koronavirusi
BKT
Shqipëri

6 gra shtatzënë preken nga koronavirusi

Gjashtë gra shtatzëna janë konfirmuar pozitive me koronavirus deri më tani në vendin tonë. Ministria e Shëndetësisë bën me dije se katër prej tyre tashmë e kanë fituar betejën me këtë sëmundje.

Gjithashtu ministria thekson se rasti më i fundit i gruas shtatzënë që është konfirmuar së fundmi me koronavirus në Fier ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.

Ndërkohë këtë të enjte numri i rasteve të reja ishte rritur në krahasim me tre ditët e fundit. 18 raste të reja me koronavirus janë konfirmuar sot duke e çuar në 898 numrin e përgjithshëm të të infektuarve.


MË SHUME NGA Shqipëri