17:29 / 14.05.2020
Babai i Khabibit zgjohet nga koma
Abdulmanap, babai i Khabib Nurmagomedov, është zgjuar nga koma, pasi i është nënshtruar operacionit në zemër.
Doktorët e një spitali ushtarak në Moskë vlerësojnë se gjendja shëndetësore e trajnerit të UFC-së, Abdulmanap, është e rëndë por e qëndrueshme.
57-vjeçari ishte vendosur në koma pasi gjendja e tij ishte rënduar për shkak të pneumonisë. Por atij i është kthyer vetëdija pas operimit.
Megjithatë, sipas një të afërmit të familjes së tij, Abdulmanap nuk ka folur ende, raporton GE.
Ramazan Rabadanov ka thënë për 360 TV: “Atij iu kthye vetëdija sot. Por nuk ka folur ende”.























