17:37 / 14.05.2020
“Havertz nuk duhet të largohet nga Leverkuseni”
Legjenda gjermane Michael Ballack mendon se Kai Havertz duhet të qëndrojë në Bayer Leverkusen.
Havertz, i cili ka bërë një sezon të madh më skuadrën gjermane, është duke u monitoruar nga Liverpool, Manchester City dhe Barcelona.
Ballack thotë se Havertz nuk duhet të largohet nga Leverkuseni.
“Lojtarët me cilësi të tilla kërkohen kudo, por unë mendoj se ai është duar të mira tek Leverkuseni”, tha Ballack, raporton Scanner.
“Leverkuseni luan futboll tërheqës, mundësitë e trajnimit janë shumë të mira”.
“Sigurisht së një lojtar si Havertz do të dëshironte të luante në Ligën e Kampionëve, kështu që do të ishte e rëndësishme që Leverkuseni të kualifikohet”, theksoi Ballack.























