17:43 / 14.05.2020
PSG gati të përballet me Liverpoolin për yllin e Napolit
PSG-ja do të përqendrohet te mbrojtësi i Napolit, Kalidou Kolibali në merkaton e verës, duke qenë se e shohin si profilin e duhur për të zëvendësuar Thiago Silvën.
Mirëpo, mbrojtësi gjigant i Napolit është dhe objektiv i skuadrave të tjera Evropiane, ndër të cilat Livepooli që dëshiron të formojë një super dyshe me Virgil van Dijk.
Është “L’equipe” ajo që raporton se Leonardo synon të përforcojë skuadrën me katër lojtarë, një ndër të cilët është 28 vjeçari senegalez dhe për të cilin kampionët e Francës janë më favoritë në merkaton e verës.
Kjo nuk do të ishte hera e parë që PSG-ja kryen një marrëveshje me De Laurentis, sepse më parë ata kanë blerë nga Napoli Cavanin apo Lavezin.























