“Çmendet” Edilson: Unë më i mirë se Neymar, Messi e Ronaldo
Askush nuk e kujton ish-futbollistin brazilian, Edilson, si një nga lojtarët kryesorë në Kupën e Botës së fundit të fituar nga Brazili, në vitin 2002.
Sidoqoftë, braziliani ka vetëvlerësim në nivelin më të lartë, aq sa e konsideron veten mes më të mëdhenjve në histori.
“Kur isha në formën më të mirë, isha më i mirë se Neymar. Dhe, për të qenë më mirë se unë, duhet të fitosh një kampionat botëror. Unë kam shumë personalitet,” tha sulmuesi, i cili gjithashtu i tregon edhe Messit se çfarë duhet të bëjë për të qenë më i madh se ai: “Duhet të fitojë një Kupë Bote për t’u krahasuar me mua”.
Edilson ka diçka edhe për Cristiano Ronaldon, të cilin e konsideron inferior:
“Është thjesht forcë, gjuan vazhdimisht nga të gjitha pozicionet. Por unë jam më i fortë”.
Përkundër këtyre deklaratave, emri i tij nuk pasqyrohet në listën e fituesve të Topit të Artë.
E vërteta është se trajektorja e karrierës së Edilson nuk përputhet me deklaratat e tij.
Sulmuesi luajti në Brazil dhe jashtë vendin provoi të shkëlqente me Benfican, Al Ain dhe Kashiwa Reysol.























