Taylor Swift i bën befasinë e këndshme fanses
Taylor Swift ka befasuar një fanse të re me një letër të shkruar me dorë dhe dhurata pasi ajo falënderoi postierin e saj për shërbimin gjatë krizës së COVID-19.
Emerson Weber, 11 vjeçe, nga Dakota, u bë lajm kohën e fundit pasi ajo i dërgoi një shënim të ëmbël punëtorit të saj lokal të postës, Doug dhe tha që shkrimi i letrave është i rëndësishëm, shkruan DailyMail.
Taylor, 30 vjeçe, u prek aq shumë nga ngjarja e Emerson dhe ajo i dërgoi fanses së re letrën e saj me postë dhe një koleksion dhuratash.
Babai i Emerson, Hugh, shkoi në Twitter për të ndarë me ndjekësit lajmin së bashku me një koleksion fotografish.
Ai zbuloi se Taylor kishte dërguar parfum, gjësende në madhësi të ndryshme, një letër të shkruar me dorë me ilustrime dhe madje i kishte dhuruar vulën e saj prej dylli.
Hugh shkroi: ‘Unë do të jem i sinqertë. Ne nuk kemi menduar shumë për të. Ka pasur kaq shumë letra këtë javë sa skenari më i pamundur as që na ndodhi.
Ai tregoi se si e gjeti në kutinë postare dhuratën e Taylor.
“Pamë një etiketë që thoshte “Për Em, Nga Tay”. Mbetëm pa frymë, duhet ta pranoj. Ne vendosëm dhuratën dhe paketimin përsëri në kuti dhe pritëm për një orë”, shtoi ai.
Më pastaj, ata kishin hapur kutinë dhe pane letrën e këngëtares të shkruar me dorë dhe një vulë dylli të personalizuar, madje edhe e kishte zbukuruar letrën.
Babai i Emerson tha se letra ishte personale mes Em dhe Taylor, por shtoi se kjo e fundit ishte prekur nga fakti që vajza kishte përdorur tekstin e këngës së saj në letër.
Kjo vjen pasi Emerson kishte dhënë së fundi një intervistë për “Good Morning America”, ku tha se i pëlqen shumë t’i dekorojë zarfet.
























