Billie Eilish planifikon data të reja për turneun botëror
Billie Eilish kishte anuluar turneun për shkak të pandemisë COVID-19.
Billie Eilish ka shtyrë datat e mbetura nga turneu i saj i 2020-ës, për shkak të COVID-19, shkruan DailyMail.
Artistja 18-vjeçare fituese e çmimit “Grammy” njoftoi këtë të mërkurën pasdite në një deklaratë për 63 milionë ndjekësit e saj në Instagram.
“Ekipi im dhe unë po punojmë për të rregulluar gjithçka dhe premtoj se do t’ju njoftoj sa më shpejt që të mundemi. Qëndroni të sigurt”, shkroi Eilish.
Eilish, personalisht, e përshkroi vendimin si për të ardhur keq, por diçka që duhej të bëhej për të siguruar fansat e saj besnikë dhe të përkushtuar.
Në një deklaratë tjetër të ndarë në Twitter, ekipi i saj shkroi: ‘Fatkeqësisht për sigurinë e të gjithëve ne duhet të shtyjmë pjesën tjetër të koncerteve këtë vit’.
Eilish po planifikon data të reja për turneun.
“Sapo të jenë përfunduar datat, Billie do të ndajë orarin e azhurnuar dhe të gjitha biletat do të respektohen në përputhje me rrethanat. Ju falënderoj për mirëkuptimin. Qëndroni të sigurt dhe qëndroni në shtëpi”, thuhet në njoftim.
Turneu botëror i Eilish po mbahej për të promovuar albumin e saj ë ri, me të cilin fitoi gjashtë çmime “Grammy”.
























