10:04 / 15.05.2020
Fansja e pyet për albumin, Rihanna befason me përgjigjen
Është bërë një histori në vete albumi ‘R9’.
Tashmë ka gati një vit që fansat bëjnë presion tek Rihanna për publikimin e albumit të saj të ri, të cilët ata e kanë parafrazuar si ‘R9’.
Së fundmi në një postim të bërë në Instagram nga këngëtarja prej Barbados, një ndjekës e kishte pyetur se ku është albumi, dhe përgjigja e Ririt ishte ‘E kam humbu'.
Kujtojmë se ylli i muzikës kishte njoftuar javë më parë se nuk do ketë album të ri deri në kalimin e kësaj pandemie, pasi synimi i saj tani është të jep sa më shumë kontribut në luftimin e COVID-19.
























