17:01 / 15.05.2020
Kroos i thotë JO Guardiolës
Mesfushori i Real Madridit, Toni Kroos nuk pret që të bashkohet me Pep Guardiolën tek Manchester City.
Reprezentuesi gjerman thotë se ndihet mirë në skuadrën madrilene, në të cilin synon të luajë të paktën edhe një sezone.
Trajneri i Cityt, Pep Guardiola prej kohësh është i interesuar për gjermanin, por vet lojtari ka hedhur poshtë mundësinë e transferimit tek “qytetarët”.
“Jam mirë këtu, edhe një vit dua të jem këtu”, tha Kroos duke përjashtuar mundësinë e bashkimit me Guardiolën.























