17:37 / 15.05.2020
Masat ndaj COVID-19/ Soreca: Duhet të jemi të disiplinuar
"Ne duhet të jemi rezistentë dhe të disiplinuar në luftën kundër COVID-19”, u shpreh sot ambasadori i BE në Tiranë, Luigi Soreca.
“Të gjithë duhet të respektojmë rregullat në fuqi për të ndihmuar gjithë komunitetin të dalë nga kriza”, theksoi Soreca.
“Bashkimi Europian do të vazhdojë të japë ndihmë thelbësore në Shqipëri. Dorëzimi tjetër i pajisjeve është planifikuar javën e ardhshme”, u shpreh Soreca.
“Të hënën e kaluar ambasadori i BE-së, Luigi Soreca dorëzoi pjesën e parë të donacionit prej 4 milionë eurosh Ministrisë së Shëndetësisë për të luftuar COVID-19: 120 000 palë dorashka, 2000 maska dhe syze mbrojtëse dhe 1000 litra dezinfektues. Më shumë pajisje do të dorëzohen javën e ardhshme”, theksoi delegacioni i BE në Tiranë.























