18:01 / 15.05.2020
Komisioni Parlamentar vizitoi Qendrën Korrektuese në Dubravë
Komisioni Parlamentar për të drejtat e njeriut, barazi Gjinore, Persona të pagjetur dhe Peticione sot kanë vizituar Qendrën Korrektuese në Dubravë.
Pjesë e kësaj vizite ishin deputetët Besa Ismaili, Saranda Bogujevci, Marigona Geci, Teuta Haxhiu, Salih Zyba dhe Selman Ymeri Kordinator i Komisionit
Gjatë vizitës, Komisioni Parlamentar u njoftuan rreth menaxhimit dhe zbatimit të planit operativ “Coronavirus”, i cili ka për qëllim parandalimin e përhapjes së Pandemisë Covid -19 në institucione korrektuese dhe ato të paraburgimit.























