Kurti, Aliu e Dugolli vizitojnë Burgun e Prishtinës,ku kishin qëndruar vetë
BKT
Lajme

Kurti, Aliu e Dugolli vizitojnë Burgun e Prishtinës,ku kishin qëndruar vetë

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, së bashku me deputetin e Lëvizjes Vetëvendosje, Liburn Aliu, dhe bashkëpartiakun Enver Dugolli, kanë vizituar Burgun e Prishtinës.

Këtë e ka bërë të ditur Aliu, përmes një fotografie që ka postuar në llogarinë e tij në Facebook, ku ka njoftuar se në këtë burg kanë qëndruar të tre ata.

“Në burgun e Prishtinës kemi qenë të tre ne. Para meje e Albinit ishte Enveri. Para tij dhe shumë të tjerë. Këtu ishte edhe profesor Ukshin Hoti i cili sot ka 21 vjetorin e rrëmbimit pas lirimit të tij. Qelia numër 11, vite më vonë u bë edhe qelia ime”.


MË SHUME NGA Lajme