10:09 / 17.05.2020
Barcelona heq dorë nga ylli i Bayer Leverkusenit
Barcelona nuk do provojë në verë të transferojë yllin e Bayer Leverkusen, Kai Havertz.
Klubi blaugranas është në dijeni të talentit të gjermanit, mirëpo nuk kanë funde për të kompletuar transferimin.
Sipas mediave spanjolle, Barcelona do provojë ta transferojë Havertz në verën e vitit 2021, nëse lojtari nuk bëhet me skuadër të re.
Të interesuar për shërbimet e Havertz janë top klubet, si Manchester United, Liverpool e PSG.
Kartoni i lojtarit vlen 110 milionë euro.























