Newcastle vonohet, Pochettino merr ofertë nga skuadra franceze
BKT
Sport

Newcastle vonohet, Pochettino merr ofertë nga skuadra franceze

Emri i Mauricio Pochettinos lidhet me Newcastle, por e ardhmja e tij mund të mos jetë Anglia.

Trajneri argjentinas qëndron pushim prej 19 nëntorit të vitit të kaluar, moment kur u shkarkua nga bankina e Tottenham.

“Qymyrxhinjtë” janë të interesuar për të nënshkruar me të, por nuk mungojnë ofertat nga Franca.

TMZ raporton se Marseille e pëlqen shumë 48-vjeçarin. Andre Villas-Boas bëri një punë të mirë në bankinën e skuadrës franceze dhe riktheu Marseille në Champions League pas 7 vitesh. Portugezi nuk e ka pritur dorëheqjen e Andoni Zubizarreta nga posti i drejtorit sportiv të klubit.

Villas Boas pritet të bëjë të njëjtën gjë dhe flitet se do të rikthehet në Premier League, aty ku ka stërvitur Chelsea dhe Tottenham.

Marseille ka vepruar menjëherë dhe është gati të nisë bisedimet me Pochettinon, i cili ka luajtur si futbollist në Francë me PSG (shok skuadre me Lorik Canën) dhe Bordeaux.