Ky është programi i nesërm në `Mirëmëngjesi Kosovë`
BKT
Lajme

Ky është programi i nesërm në `Mirëmëngjesi Kosovë`

Nesër në emisionin e mëngjesit `Mirëmëngjesi Kosovë`, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), do të diskutohet për tema të ndryshme, për të cilat do flasin mysafirët e ftuar.

Në lidhje drejtpërdrejt nga My Caffe, do të jetë Pëllumb Bajçinovc, pronar i "My Caffe", i cili fletë rreth rihapjeve të kafiterive.

Rinis punën trafiku ndërurban, drejtpërdrejt nga stacioni i Autobusave është Luan Hoti,  kryeshef i “Stacionit të Autobusëve” në Prishtinë, na njofton më shumë rreth trafikut ndërurban.

Po ashtu përmes skype do të jenë Arian Zeka, nga OEA si dhe Majlinda Aliu,nga RTK, të cilët flasin për masat lehtësuese në ekonomi pas Covid19.

Mauro Abrruzzese, menaxher i disa qendrave tregtare në Kosovë, do të jetë mysafir në studio, na tregon se a duhet të hapen qendrat tregtare pas lehtēsimit të masave.

Nesër e (henë) në 'Ditën Botërore të Muzeut', do të rihapet Muzeu në Kosovë, drejtpërdrejt do të flasë Ajet Leci, drejtor i muzeut të Kosovës.

Se çfarë moti na pret ditëve në vijim drejtpërdrejt nga Ferizaj do të jetë Besim Aliu nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

Emisioni i mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, përpos bisedave në studio dhe lidhjeve të drejtpërdrejta nga vende të ndryshme të Kosovës, sjellë për shikuesit edhe storie të ndryshme të përgatitura nga gazetarët e RTK-së.


MË SHUME NGA Lajme