Nëpërmjet një letre Princ William sqaron raportet me Harryn
BKT
Magazina

Nëpërmjet një letre Princ William sqaron raportet me Harryn

William ka folur për Harryn.

Duka i Cambridge, William ka shkruar së fundmi një letër të hapur ku nuk ka harruar të përmendë vëllain e tij, Princ Harry, shkruajnë mediat e huaja.

Ai ka theksuar se së bashku me vëllain kanë qenë mbështetës në përkthimin e organizatës për të ndihmuar rininë në mes të kohërave të pasigurta.

William e shfrytëzoi këtë hapësirë dhe për të falënderuar stafin me të cilin ka punuar në organizatë, megjithatë ajo që morri vëmendjen ishte raporti i këtij të fundit me Hary-n. Kujtojmë se që prej shkëputjes së Harry-t nga pallati mbretëror, marrëdhënia e dy vëllezërve ka qenë edhe më e komplikuar.

Pavarësisht vendimin të tij, Mbretëresha Elizabeth bëri të ditur se Harry dhe Meghan mund të rikthehen në mbretëri kurdo që ata të duan.


MË SHUME NGA Magazina