23:39 / 17.05.2020
Megan Thee Stallion & Beyonce mund të shkruajnë historinë në ‘Grammy’
Me këngën ‘Savage’ Beyonce mund të fitoj nominimin e parë për këngë të zhanrit rep.
Me “Savage” Megan Thee Stallion dhe Beyonce, kanë kërcyer nga pozita Nr. 4 në Nr.2 në Billboard Hot 100 këtë javë, kënga është një pretendent serioz për një nominim Grammy për performancën më të mirë të rap, shkruan Billboard.
Kjo do të ishte hera e parë në 23 vjet që një bashkëpunim mes femrave të nominohet si performanca më e mirë rep në ‘Grammy’.
Për herë të fundit ndodhi kur “Jo Tonight” nga Lil ‘Kim ku përfshihej edhe Da Brat, Left Eye, Missy “Misdemeanor” Elliott dhe Angie Martinez u nominua për çmimin ‘Performanca më e mirë në rap nga një duo apo grup’ në vitin 1997.























