Pas 12 javësh, maturantët në Shqipëri rikthehen në shkollë
BKT
Shqipëri

Pas 12 javësh, maturantët në Shqipëri rikthehen në shkollë

Nën masa të forta sigurie dhe zbatim të distancës sociale dhe higjienës, maturantët në Shqipëri janë rikthyer mëngjesin e së hënës në bankat e shkollës për t’i dhënë fund vitit shkollor.

Pas rreth 12 javësh pezullim të procesit mësimor, maturantët janë rikthyer në  shkollë për të vijuar me fazën përgatitore për provimet e Maturës Shtetërore.

Nga vëzhgimi i kryer mëngjesin e sotëm nga A2 në disa prej gjimnazeve të qytetit të Durrësit vihet re kujdesi i shtuar i higjienës dhe masave mbrojtëse kundër përhapjes së virusit Covid-19.

Ata mbeten skeptikë për kohën e shkurtër që kanë në dispozicion për t’u përgatitur për provimet që përmbyllin ciklin katërvjeçar të arsimit të mesëm.

Drejtuesit e gjimnazeve pohojnë se mësimi online u ka dhënë mundësinë për të marrë njohuritë e duhura, ndërsa sa i takon masave mbrojtëse pohojnë se janë prioritet i këtyre ditëve që kanë mbetur për të frekuentuar ambientet e shkollave.


MË SHUME NGA Shqipëri