Përshihet nga zjarri një makinë në Elbasan, ngrihen dyshime
BKT
Shqipëri

Përshihet nga zjarri një makinë në Elbasan, ngrihen dyshime

Rreth orës 1.00 pas mesnate në lagjen “5 Maji”, një Audi me targë AA 774 TE u përfshi nga flakët. Makina është në pronësi të Marsel Karanxhës.

Makinës dyshohet se i është vënë zjarri qëllimisht. Ajo ishte parkuar pranë banesës nga pronari i saj.

Zjarrfikësit arritën ta shuajnë, por mjeti u dogj pjesërisht. Policia shkoi në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet.

Djegia e kësaj makine pason atë të një tjetër po në këtë lagje disa ditë më parë. Makina që u dogj më herët ishte e një punonjësit të Policisë së Elbasanit.


MË SHUME NGA Shqipëri