Mot i vranët, temperatura të larta, reshje të pakta
BKT
Shqipëri

Mot i vranët, temperatura të larta, reshje të pakta

Gadishulli i Ballkanit po ndikohet nga periferia e presionit të lartë atmosferik me qëndër në Europen verilindore e cila po mban mot relativisht të stabilizuar në territorin e Shqipërisë dhe Kosovë.

Moti do të jetë i vanët dhe rreshje të pakta shiu në zonat malore në mesditë. Era do të jetë me drejtim Juglindje (SE) me shpejtësi maksimale deri në 7 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 3 me lartësi vale 0,5-1,0  metër në det të hapur. Temperaturat do të mbeten të larta.

Temperaturat min dhe max:

Zonat  malore  14/28°C

Zonat e ulëta  19/34°C

Zonat bregdetare 20/30°C

Kosova për ditën e martë dt 19 maj 2020 moti do të jetë me vranësira dhe rreshje shiu me stuhi. Temperaturat do të regjistrojnë vlera nga 15°C në mëngjes, ndërsa mesdita deri në 28°C gradë Celcius.

E mërkurë, dt 20 maj 2020

Moti do të jetë me vranësira dhe rreshje shiu me stuhi të lokalizuara. Era do të jetë me drejtim Jugperëndim (SW) me shpejtësi maksimale deri në 5 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 5 me lartësi vale 1,0-1,5  metër në det të hapur. Temperaturat do të fillojnë të zbresin gradualisht.

Temperaturat min dhe max:

Zonat  malore  13/26°C

Zonat e ulëta  19/29°C

Zonat bregdetare 20/27°C

/RTSH/


MË SHUME NGA Shqipëri