08:57 / 19.05.2020
Rita Ora me nostalgji kujton punimin e projektit
‘Poison’ është njëra prej projekteve më të pëlqyera nga fansat e Ritës.
Emri i Rita Orës ka disa vite që renditet në listën e këngëtareve më të pëlqyer në glob, shqiptarja sot shënon përvjetorin e publikimit të ‘Poison’.
Këngëtarja me shumë nostalgji për këtë projekt ka ndarë një video në profilin e saj në Instagram, dhe shkruan “Shumë urime për Poison. Publikuar sot pesë vite më parë, kaq shumë kujtime. Po mbaj mend sa shumë argëtim kishim bërë gjatë realizimit të videos muzikore për kërë, më bëri të ndjeja shumë nostalgji”.
Përndryshe, pandemia ka ngadalësuar punimet e prishtinases për projektet e reja muzikore, ajo gjatë kësaj kohe ka qëndruar e izoluar në shtëpinë e saj në Londër.























