Kevin Hart i ka ofruar një anesteziologu rol në filmin e tij të ri

Kevin Hart i ka ofruar një anesteziologu rol në filmin e tij të ri

Një doktor nga New Jersey është zgjedhur fitues i sfidës ‘All In Challenge’.

Sfida ka për qëllim rritjen e fondeve për organizatat që po luftojnë urinë gjatë pandemisë, duke përfshirë ‘Meals on Wheels’, ‘No Kid Hungry’, ‘America’s Food Fund’, ‘World Central Kitchen and Feeding America’. , shkruan The Hollywood reporter.

Shumica e çmimeve të ofruara përfshijnë oferta të mëdha për të shkëmbyer përvoja me të famshëm dhe sportistë të listës A, përfshirë këtu edhe një darkë me Kim Kardashian dhe motrat e saj.

Henry Law, një anesteziolog në New Jersey, mori një telefonatë nga Hart (Jumanji) ku u njoftua se ai është zgjedhur fituesi i ‘All In Challenge’.

Dhe do të luaj figurantin në filmin e radhës së yllit ‘Hollywood’-ian.