09:21 / 19.05.2020
Soreca dhe Ambasadorët e vendeve të BE-së i shkojnë në zyrë Bashës
Kreu i delegacionit të BE-së në Tiranë, Luigi Soreca dhe Ambasadorë të vendeve të BE-së do të takohen sot me kreun e Partisë Dermokratike Lulzim Basha.
Takimi do të zhvillohet në orën 09:00 në selinë blu dhe vjen një ditë pasi opozita ju bashkua protestës së thirrur nga Aleanca Kombëtare për Teatrin.
Nuk dihet tema e diskutimit mes tyre por vlen të theksohet fakti se shqetësim ka edhe për reformën zgjedhore, transmeton oranews.
Opozita nuk mori pjesë dje në mbledhjen e Këshillit Politik për shkak të protestës, e megjithatë ka deklaruar se nuk do ta bojkotojë.























